SHSKUK-ja në “ hall”, furnizuesit nuk i sjellin barnat

21:00 | 18 April 2022

QKUK-ja, po vazhdon të përballet me mungesë të barnave.

As për jod dhe as për infuzion NaCl nuk ka furnizim të qëndrueshëm.

Bile, operatorët ekonomik të cilët kanë kontratë më ShSKUK-në për ta bërë liferimin e këtyre dy produkteve kanë kërkuar shkëputjen e kontratës.

Sipas Zyrës së Prokurimit të ShSKUK, të dy këta operatorë kanë deklaruar se nuk po arrijnë të bëjnë furnizimin e rregullt ngase janë rritur çmimet tek prodhuesi. Krejt çfarë bëri Autoriteti Kontraktues është që njërit iu dha një vërejtje dhe tjetrit nuk ju ekzekutuan një pjesë e mjeteve.

Mirëpo edhe ashtu ky institucion si AK nuk ka shumë opsione ligjore, kështu thotë Agon Hysaj hulumtues në KDI, i cili shpjegon se AK mund ta bëjë konfiskimin e sigurimit të ekzekutimit, përqindje kjo e vogël në raport me vlerën e kontratës.

Megjithëkëtë një ndryshim ligjor siç thonë nga KDI, përgjegjshmëria do të rritej tek operatorët ekonomik, nëse edhe mos-plotësimi i kontratës do të futej si element për ta quar një OE në listën e zezë.

Pos këtyre, ShSKUK-së i kanë mbetur 12 lëndë të bllokuara në OShP, si ajo për furnizim të materialeve ortopedike përfshirë protezat, ato spinale, penjtë kirurgjik, Oksigjeni dhe ilaçe tjera esenciale.

Komento: