
Bayern Munich dhe Real Madrid dhuruan një spektakël të vërtetë në “Allianz Arena”, ku ndeshja u mbyll 4-3, pas dy golave vendimtarë në minutat e fundit, që ua mundësoi gjermanëve kalimin tutje.
Takimi nisi furishëm për madrilenët. Arda Güler përfitoi nga një gabim i portierit dhe shënoi që në sekondat e para për 0-1.
Bayerni reagoi shpejt dhe barazoi me Aleksandar Pavlović, i cili realizoi me kokë pas një këndi të Joshua Kimmich (1-1).
Güler u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në minutën e 29-të, kur shënoi një supergol nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin në këndin e sipërm për 1-2.
Por Harry Kane gjeti hapësirë në zonë dhe barazoi në minutën e 38-të (2-2), duke e ndezur ndeshjen edhe më shumë.
pak më vonë Kylian Mbappé finalizoi një aksion të bukur të Real Madridit për 2-3 në minutën e 43-të, duke vendosur gjithçka në baraspeshë.
Në pjesën e dytë, ndeshja u bë më fizike dhe me shumë ndërhyrje. Real Madridi mbeti me 10 lojtarë në minutën e 86-të, pasi Eduardo Camavinga u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Bayerni e rriti presionin dhe e gjeti barazimin në minutën e 89-të, kur Luis Díaz kontrolloi një pasim në hyrje të zonës dhe goditi me mjeshtëri, duke e dërguar topin pranë shtyllës për rezultatin 3-3.
Nuk u mbyll me kaq, pasi Micheal Olise arriti të shënojë gol të bukur për 4-3.
Një ndeshje e madhe, me ritëm të lartë, gola të bukur dhe tension deri në sekondën e fundit, ku gjermanët kalojnë tutje e rezultat përfundimtar 6-4. /Telegrafi