Shtatë humbje në nëntë ndeshje, drejtori i klubit takohet me Solskjaer

12:33 | 26 Prill 2019

Manchester United po përjeton një periudhë të vështirë, ku nga nëntë ndeshje ka humbur shtatë.

Drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Ëoodëard, mbajti takim me trajneri Ole Gunnar Solskjaerin dhe ndihmësin e tij, Mike Phelanin, në kampin stërvitor të klubit, të enjten.

Ed Ëoodëard e ftoi për takim në drekë trajnerët e Manchester Unitedit, për t’i diskutuar problemet në klub, pas shtatë humbjeve në nëntë ndeshjet e fundit. Tani, klubi rrezikon të mos arrijë të kualifikohet në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, transmeton express.

Manchester Unitedi ishte tronditur që formacioni i tyre i parë për ndeshjen kundër Manchester Unitedit – veçanërisht vendimi i Ole Gunnar Solskjaerit për ta përfshirë Matteo Darmianin në mbrojtje – ishte publikuar nga mediat para kohe.

Më herët këtë të mërkurë, DailyMail zbuloi se Manchester Unitedi po stërvitje në “The Cliff”, pasi që Solskjaer po tentonte t’i motivonte lojtarët. Aq shumë njerëz kishin ardhur për atë seancë stërvitore saqë Manchester Unitedi u detyrua ta ndërpresë atë.

Disfata me rezultat 2:0 ndaj Manchester Cityt e dëshmoi dallimin mes dy klubeve rivale të qytetit dhe e la Manchester Unitedin tri pikë larg Chelseat, në vend të katërt në tabelën e Premierligës. Pikërisht me Chelsean do të përballen “Djajtë e kuq” të dielën.

Paul Pogba besohet se e kishte mbajtur një fjalim për t’i motivuar lojtarët para ndeshjes, mirëpo kjo nuk pati sukses dhe Manchester Unitedi e theu rekordin për ecurinë më të dobët të rezultateve në 45 vjetët e fundit.

Komento: