Shtatë persona shoqërohen në polici pas të shtënave në Gojbulë të Vushtrrisë

17:59 | 02 Tetor 2024

Shtatë persona janë shoqëruar në polici pasi sot më 2 tetor në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë janë dëgjuar të shtëna me armë.

Këtë për Front Online e konfirmoi Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.

Ai shtoi se janë konfiskuar edhe dy armë, dhe se nuk është raportuar për të lënduar.

“Sot, rreth orës 12:00, është  raportuar për të shtëna me armë  në  fshatin Gojbulë të Vushtrrisë. Nga të  shtënat me armë  nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë  gjetur disa gëzhoja, ndërsa  janë  konfiskuar dy armë”.

“Lidhur me rastin, shtatë persona janë  shoqëruar  në  polici për intervistim. Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve”, ka thënë Zahiti.

Komento: