Shtatë persona të lënduar nga një aksident në Klinë, e përfshirë një veturë zyrtare

13:33 | 09 Gusht 2019

Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur dje në Klinë të Ulët.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes 3 veturave, shkruan lajmi.net, nga të cilat njëra ka qenë zyrtare.

Lëndime kanë pësuar pesë meshkuj, dhe dy femra.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq që nuk dihet për detaje të tjera.

Komento: