Shtatë raste të reja me koronavirus në Maqedoni

22:12 | 16 Mars 2020

Në Maqedoni janë shënuar edhe shtatë rastë të reja me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se kemi shtatë raste te reja me koronavirus.

Bëhet fjalë për katër persona nga Dibra dhe tre nga Shkupi, dy prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv në spitalin Zhan Mitrev, por rezultati i të cilëve duhet të konfirmohet edhe në analizat e shëndetit publik. Për tre persona testimet kanë dalë negativ, raporton Alsat-M përcjell Klan Kosova.

“Sot kemi 5 raste të reja pozitive, dhe dy pacientë të tjerë që janë diagnostifikuar në një laborator tjetër dhe që do të duhet të konfirmohen nesër në laboratorin tonë të Shëndetit publik. Mëngjesin e sotëm janë testuar 7 persona, negative janë rezultatet e 3 pacientëve nga Dibra që kanë qenë në kontakt me të infektuarit si dhe të dy personave nga Shtipi, dhe një personi personi nga Klinika infektive në Shkup. Rezultatet pozitive janë të një paciente nga Klinika Infektive në Shkup, ka 54 vjet dhe ka ardhur nga Holanda, janë gjetur kontaktet me të gjithë anëtarët. Gjatë pasdites janë testuar edhe 10 persona tjerë- tha Filipçe.

Komento: