
Ka shkuar në 813 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se sot janë testuar 221 mostra nga të cilat 7 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.
Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës.
Sot, janë shëruar edhe 27 pacientë duke e çuar numrin në 289./ORAinfo/