Vedat Muriqi tashmë është objektiv i shumë skuadrave të mëdha.
Ëest Bromëich Albion është bërë klubi i shtatë anglez që e pëlqen sulmuesin kosovar, pas Tottenhamit, Manchester Unitedit, Neëcastle Unitedit, Leicester Cityt, Burnley dhe Brightonit.
Klubet angleze janë më të interesuarat për Vedat Muriqin, shkruan Express.
Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçes dhe kjo ka bërë që ai të bëhet objektiv i klubeve të njohura.
Klubi i fundit që ia ka vënë syrin prizrenasit është West Bromëich Albioni.
WBA-ja bëhet klubi i shtatë anglez që ia mësyn 26 vjeçarit pas Tottenhamit, Manchester Unitedit, Neëcastle Unitedit, Leicester Cityt, Burnley dhe Brightonit.
E përditshmja turke “Fanatik” shkruan se Ëest Bromi është i interesuar t’i nisë bisedimet me Fenerbahçen për përfaqësuesin kosovar.
Trajneri i “Baggies”, Slaven Bilic e ka bërë prioritet transferimin e Muriqit nëse ky ekip inkuadrohet në Premierligë.
WBA-ja i ka bërë gati 20 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Rizesporit.
Sulmuesin e rrezikshëm e pëlqejnë edhe Lazio e Napoli në Itali.