Shtatë të arrestuar për dallavere me patentë-shofer në Pejë

12:22 | 23 Korrik 2024
shtate-te-arrestuar-per-dallavere-me-patente-shofer-ne-peje

Shtatë persona janë arrestuar në Pejë, si të dyshuar për dallavere me patentë-shofer në Pejë.

Kjo u bë e ditur nga prokurorja Valbona Haxhosaj.

“Për momentin janë duke u intervistuar. Nuk dihet ende se kush do të ndalohet nga ta. Nuk është marrë ndonjë vendim. Po presim”, tha ajo.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Përmes një videoje ai bëri të ditur se në mes e të arrestuarve janë edhe zyrtarë që kanë punuar me patentë-shofer në Pejë./ Klankosova.tv

Komento: