Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se ka filluar zbatimin e Udhëzimit Administrativ në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur të Smrekonicës për punën e të burgosurve jashtë institucionit korrektues, me ç ‘rast shtatë të dënuar kanë filluar punën jashtë këtij institucioni.
“Puna e të burgosurve është një aktivitet i nevojshëm drejtë risocializimit të suksesshëm dhe përgatitjes së tyre për tu rikthyer në shoqëri si individ të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë”.
“SHKK është duke e realizuar misionin e saj ligjor për parandalimin e përsëritjes së krimit në të ardhmen, duke synuar një shoqëri ku sundon ligji”.
Shërbimi Korrektues i Kosovës pret nga shoqëria që t`i pranojë të burgosurit e punësuar në komunitet si pjesë jetës dhe punës në mjedisin e saj.