Shtatë të lënduar në aksidentin me tre automjete të përfshira në Prishtinë-Mitrovicë

20:35 | 05 Tetor 2024

Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri automjete.

Klankosova.tv raportoi pak më parë për këtë rast, ndërsa tashmë u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Si pasojë e këtij aksidenti, shtatë  persona kanë pësuar lëndime të lehta, dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë.

“Njësitë policore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, tha Prekazi.

Komento: