Shtatë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

15:09 | 10 Shtator 2020

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, në vetëm 24 orët e fundit.

Numri i viktimave të këtij virusi në Kosovë, ka arritur në 581, përcjell ORAinfo.

“Numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes”- njofton IKSHPK-ja.

Ndryshe, sot janë konfirmuar edhe 69 raste të reja me koronavirus në vendin tonë./ORAinfo/

Komento: