Viti i ri akademik po afron, ndërkohë që shumë fëmijë presin me padurim 1 shtatorin.
Janë shumë familje në nevojë që ende nuk ua kanë siguruar materialet shkollore. E lidhur me këtë OJQ “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”, ka nisur kampanjën “Shtatori sivjet me çanten komplet”.
Ftohen të gjithë ata persona që kanë mundësi të ndihmojnë për mbledhjen e materialeve shkollore si: çanta, fletore, lapsa, goma, ngjyra e të tjera, për fëmijët e familjeve në nevojë.
“Materialet duhet të jenë të reja, ndërsa çantat bën me qenë edhe të përdorura por të ruajtura. Mund t’i sillni në lokacionin e OJQ” Nëna dhe fëmijë të lumtur”.Presim njerezit vullnetmirë si dhe kompani të ndryshme të na përkrahin në këtë kampanjë duke e ditur që numri i familjeve të regjistruara në organizatë ka arritur 680.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e OJQ-së.
Kampanja do të vazhdojë deri më datën 30 të këtij muaji.