Shtatzania a ka zbukuruar edhe më shumë Jonidën, publikon foto duke përkëdhelur barkun e fryrë

11:23 | 01 Qershor 2020

Jonida Vokshi është një ndër aktoret dhe prezantueset më të dashura për publikun.

Ajo u bë shumë e njohur me rolin e saj si vajza e drejtorit në serialin vendor “O sa mirë”, shkruan ORAinfo.

Ai duket se nuk ishte vetëm një serial i cili e bëri të njohur Jonidën, por ajo aty gjeti edhe dashurinë e jetës.

Besnik Krapi, i cili ishte gjithashtu aktor në serial, tashmë bashkëshorti i saj.

Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Në foton e fundit, Jonida po duket tejet e bukur.

Duket se shtatzania e ka zbukuruar edhe më shumë aktoren e njohur shqiptare./ORAinfo/

Komento: