
Shtëpia e Bardhë ka përcaktuat “vijat e kuqe” për të cilat thotë se Irani nuk arriti të binte dakord gjatë bisedimeve në Pakistan.
Shumë prej tyre janë kushte që Irani i ka refuzuar më parë, raporton BBC.
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, parametrat e panegociueshëm që Presidenti Donald Trump vendosi për Iranin përfshijnë:
-Pranimin e një kornize më të gjerë paqeje dhe sigurie.
-Ndërprerja e financimit për grupet Hamasi, Hezbollahu dhe Huthët.
-Hapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit dhe mospagimi i taksave për kalimin.
Ndërsa JD Vance është shprehur se kishte vendosur në tryezë një ofertë “më të mirë, siç tha, duke sugjeruar se kishte ende kohë që Irani të pranonte kushtet e ShBA-së