
Shtëpia e Bardhë po përballet me kritika për një video të publikuar në rrjetet sociale, e cila kombinon pamje nga video-loja “Call of Duty” me pamje të sulmeve raketore amerikane në Iran.
Një montazh një-minutëshe, me përshkrimin “Courtesy of the Red, White & Blue”, ka mbledhur mbi 30 milionë shikime në platformën X, sipas të dhënave të kësaj rrjete sociale.
Përdoruesit, raporton CNN, kanë reaguar në mënyra të ndryshme – disa janë habitur, disa të tmerruar, ndërsa disa të tjerë e kanë gjetur edhe qesharake. Shumë kanë thënë se janë tronditur që administrata e Donald Trumpit ka përdorur një sekuencë nga loja “Call of Duty”.
“Ata mendojnë se lufta është një lojë video”, deklaroi Paul Rieckhoff, themelues i organizatës Independent Veterans of America dhe kritik i ashpër i Trumpit. Ai e përshkroi videon si “të papërshtatshme, të fëmijërore dhe të papranueshme”.
Shtëpia e Bardhë nuk e përjashtoi mundësinë që ushtria amerikane gjatë sulmeve të përbashkëta fillestare amerikano-izraelite të ketë kryer një sulm ndaj një shkolle fillore për vajza në Iran, ku sipas mediave shtetërore iraniane kanë humbur jetën të paktën 168 fëmijë. Në sulmin iranian në Kuvajt kanë humbur jetën gjashtë ushtarë amerikanë. /Telegrafi/
Courtesy of the Red, White & Blue. pic.twitter.com/kTO0DZ56IJ
— The White House (@WhiteHouse) March 4, 2026