Shtëpia e Bardhë publikon foton e shkrepur nga Orion që tregon Tokën nga perspektiva e Hënës: Njerëzimi, nga ana tjetër

15:30 | 07 Prill 2026
shtepia-e-bardhe-publikon-foton-e-shkrepur-nga-orion-qe-tregon-token-nga-perspektiva-e-henes:-njerezimi,-nga-ana-tjeter

Astronautët e misionit Artemis II të NATO-s patën një ditë historike, të mbushur me aktivitete dhe vëzhgime gjatë fluturimit të shumëpritur pranë Hënës.

Ata shkuan deri te ana “e errët” e saj – ajo që nuk shihet nga Toka – duke ndërprerë për 40 minuta çdo lidhje me Tokën.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një fotografi të NASA-s, ku shihet Toka nga perspektiva e Hënës.

“Njerëzimi, nga ana tjetër. Fotoja e parë nga ana e largët e Hënës. E kapur nga Orion ndërsa Toka zhytet përtej horizontit hënor. Foto: NASA”, shkruan Shtëpia e Bardhë.

Anija kozmike Orion do të largohet nga sfera e ndikimit hënor, zona ku graviteti i Hënës është më i fortë se ai i Tokës, ndërsa vazhdon udhëtimin e saj të kthimit në Tokë.

Ekuipazhi do të realizojë një telefonatë të veçantë nga hapësira me astronautët që ndodhen aktualisht në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor dhe më pas do të zhvillojë një takim përmbledhës me zyrtarët shkencorë në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s për të diskutuar lidhur me fluturimin pranë Hënës.

Komento: