Shtëpia e Bardhë reagon pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

20:15 | 08 September 2022

Ka ndërruar jetë Mbretëresha Elizabeth II.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, reagoi të enjten ndaj lajmit se Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Ajo ka shprehur ngushëllime duke thënë se “zemrat dhe mendimet tona” shkojnë për familjen dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar, transmeton oranews.

“Zemrat dhe mendimet tona shkojnë për anëtarët e familjes së Mbretëreshës, shkojnë për popullin e Mbretërisë së Bashkuar. Nuk dua të kaloj përpara se çfarë do të thotë Presidenti,” tha Jean-Pierre në fund të fjalimit gjatë konferencës për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, duke reaguar drejtpërdrejt ndaj lajmit për vdekjen e Mbretëreshës.

Komento: