
Një person është lënduar pasi një shtëpi ka marrë flakë në Gjakovë.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga komandanti i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj.

Si pasojë e këtij zjarri që përfshiu një shtëpi lëndime trupore mori një person.
“Po e konfirmoj se është djeg një shtëpi e vjetër e pabanuar dhe është lënduar një person, por jashtë rrezikut për jetë” ,tha Gjokaj.
Ai theksoi se zjarri tashmë është lokalizuar nga ekipet e zjarrfikësve.
