Shtesat për fëmijë, Qeveria Kurti merr këtë vendim

18:12 | 06 Mars 2020

Qeveria po planifikon t’i japë shtesat për fëmijë.

Qeveria e re e Kosovës, në krye me Albin Kurtin, premton se do të aplikojë zbatimin e shtesave për fëmijë, gjithashtu, edhe kthimet tatimore

Kjo bëhet e ditur në programin 45-faqësh të Qeverisë Kurti, që sot e ka siguruar Koha.

Aty theksohet se familjet që kanë fëmijë deri në moshën 2 vjeçare (24 muajt e parë) do të marrin nga 20 euro në muaj, pastaj, deri në moshën 16 vjeçare do të marrin nga 10 euro në muaj.

Në programin qeverisës për periudhën 2020-2023, përmendet edhe mënyra për kthimet tatimore

Komento: