Shtesat për ligjin e pagave, Hekuran Murati tregon detaje

12:46 | 23 Gusht 2023
shtesat-per-ligjin-e-pagave,-hekuran-murati-tregon-detaje


Ministri i Financave Hekuran Murati gjatë konferencës për media që ka mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, është pyetur për ligjin e pagave dhe shtesat apo rrezikshmërinë në vendet e punës.

Ai ka thënë se është duke punuar një komision i krijuar nga Qeveria e Kosovës dhe sapo ky komision të kryej punën e vet, atëherë do të ketë lëvizje konkrete për shtesat.

“Jemi duke punuar ka kategori të ndryshme për shtesat dhe benifitet tjera dhe momentin që komisioni të kryejë punën se cilat kategori duhet të marrin shtesat …është çështje në progres”, tha shkurt ai.

Komento: