Ka humbur jetën një shtetas austriak në rrugën Prishtinë – Shkup.
Personi është gjetur i vdekur në një nga hotelet e kryeqytetit.
Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur në një prej hoteleve në rrugën Prishtinë-Shkup, dhe se njësitet policiore janë duke u marrë me rastin.
Një burrë me shtetësi austriake është gjetur i vdekur në një hotel në Prishtinë.
“Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë- Shkup. Vdekjen e viktimës mashkull shtetas austriak, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”, ka thënë Ahmeti.