Shtetasi i huaj i plagosur në Gjakovë ishte zyrtar evropian – Reagon Zyra e BE-së në Kosovë

13:56 | 05 Nëntor 2025
Shtetasi i huaj i plagosur në Gjakovë ishte zyrtar evropian – Reagon Zyra e BE-së në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është deklaruar rreth rastit të therjes me thikë të një zyrtari të saj në Gjakovë. Zëdhënësi i kësaj zyre, Nikola Gaon  tha se janë tronditur nga ky lajm.

“Jemi të tronditur nga ky lajm dhe i urojmë stafit të përfshirë shërim të shpejtë dhe të plotë”.

Në përgjigjen e tij mes tjerash thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Një hetim është duke u zhvilluar dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Meqenëse ky është një hetim aktiv, nuk jemi në gjendje të japim detaje të mëtejshme në këtë kohë”.

Nga ana tjetër, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka bërë të ditur  se shtetasi i huaj i therur në Gjakovë është në gjendje stabile.

Syla tha se ai është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtejshëm.

“Pacienti është në gjendje stabile. Mbrëmë është trajtuar në Qendrën Emergjente. Është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai./Klankosova.tv

Tentim vrasje në Gjakovë, plagoset një shtetas i huaj

Komento: