Shtetasi i Shqipërisë ikë nga policia kufitare, lë prapa automjetin dhe gjithë dokumentacionin

11:25 | 19 Shtator 2022

Policia ka ndaluar automjetin me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte një shtetas i Shqipërisë, i cili duke mos përfillur urdhrat për dërgimin e automjetit për kontroll, ka braktisur atë duke lënë dokumentacionin, telefonin dhe portofolin me një shumë parash dhe është larguar në drejtim të Shqipërisë.

Në lidhje me rastin është intervistuar një dëshmitar shtetas i Shqipërisë.

Automjeti me dokumente është konfiskuar, rasti në procedurë hetimore.

Rasti është inicuar si mospërfillja e urdhrave të ligjshëm.

“PKK Qafë Morinë 18.09.2022 – 17:00. Policia ka ndaluar automjetin me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili duke mos përfillur urdhrat për dërgimin e automjetit për kontroll, ka braktisur automjetin duke lënë dokumentacionin, telefonin dhe portofolin me një shumë parash dhe është larguar në drejtim të Shqipërisë. Në lidhje me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull shtetas i Shqipërisë ndërsa automjeti me dokumente është konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.

Komento: