Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

10:40 | 25 Korrik 2026
shtetasi-kosovar-i-kerkuar-nga-interpol-ekstradohet-nga-kroacia-ne-kosove

Është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë shtetasi kosovar A.G., i cili kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar.

Ai ishte duke iu shmangur drejtësisë në Kosovë.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë 25.07.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar A.G., nga Kroacia për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.”

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë.

Komento: