Shtetasit e Gjermanisë në panik, nisin të grumbullojnë miell e vaj, ky është palajmërimi që iu bë atyre

18:04 | 15 March 2022

Agresioni rus në Ukrainë ka bërë që shumë njerëz, duke përfshirë shtete të ndryshme të botës të fillojnë të grumbullojnë produkte ushqimore, sidomos miell dhe vaj.

Shoqata e Shitësve Gjermanë të Ushqimit (BVLH) u ka bërë thirrje të martën konsumatorëve që të mos grumbullojnë produkte ushqimore, veçanërisht miell dhe vaj luledielli.

“Ashtu si në fillim të krizës së koronavirusit, konasumatorët duhet të tregojnë solidaritet dhe të blejnë në sasitë e zakonshme”, tha zëdhënësi i Shoqatës Federale të Grocerëve, Christian Boettcher.

Zinxhirët e shitjeve me pakicë kanë shënuar rritje të blerjeve të vajit të lulediellit dhe miellit që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, një nga prodhuesit më të rëndësishëm të këtyre produkteve. Gjermania importon 51 për qind të vajit të lulediellit nga ky vend.

Boettcher tha se nuk ka raportime për probleme me furnizimin me vaj luledielli ose miell. Megjithatë, ai arriti në përfundimin se nëse lufta në Ukrainë vazhdon, mund të ketë ndikim në furnizimin me këto produkte.

“Gjermania, si Ukraina, është një eksportues i drithërave, mishit dhe produkteve të qumështit”, tha shoqata në një deklaratë.

Komento: