Shtetasit e parë nga Ukraina mbërrijnë në Shqipëri

17:13 | 02 Mars 2022

Mbërrijnë në Shqipëri shtetasit e parë nga Ukraina.

Kanë mbërritur në Shqipëri shtetasit e parë nga Ukraina.

20 ukrainas që janë larguar si pasojë e luftimeve kanë hyrë në shtetin shqiptar nga pika kufitare e Qafë Thanës.

Siç raporton Abcnews.al ukrainasit, kanë udhëtuar të vetëm ose me bashkë familjarë, por nuk kanë kërkuar ende ndihmë apo strehim nga autoritetet shqiptare.

Shtetasit nga Ukraina kanë udhëtuar drejt zonave bregdetare ku kanë edhe apartamentet e tyre.

Një çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në qytetin e Pogradecit.

Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para, por e kanë pasur të pamundur pasi nuk kanë leje qëndrimi, raporton Abcnews.

Komento: