Shtetet qe po e mbështesin ushtrinë e Kosovës marrin kërcënim nga Serbia

00:00 | 12 Dhjetor 2018

Kuvendi i Kosovës këtë të premte do të votojë projektligjin i cili e bën Kosovën me ushtri.

Tri ditë para votimit në Kuvendin e Kosovës të projektligjeve që e shndërrojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, Serbia përmes zyrtarëve dhe medieve ka dhënë alarmin dhe kërcënimin kundër themelimit të Ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha. net.

Për ta bërë alarmin e kërcënim, i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka zgjedhur agjencinë ruse të lajmeve RIA novosti, përcjell tanjug.

“Ftojmë forcat aktive të bashkësisë ndërkombëtare e në veçanti kontigjentin e KFOR-it që drejtohet nga NATO të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga çfarëdo përkrahje për formimin e Ushtrisë Kosovës dhe kjo është me shumë rëndësi. Për shkak se ajo është derdhje benzine në zjarr në situatën e tashme politike shumë të nxehtë në rajonin tonë”, është kërcënuar Gjuriq.

Komento: