Shtetet QUINT-it i kanë disa vërejtje për zgjedhjet në veri

17:39 | 20 Maj 2019

Në një deklaratë të përbashkët ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, kanë thënë se kanë përcjellë me vëmendje procesin e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veritu, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Në deklaratën e bërë nga shtetet e QUINT-it, thuhet se dita e zgjedhjeve ka kaluar në një atmosferë të qetë.

Por, vendet e Quintit i janë kthyer vërejtjeve të zgjedhjeve të vitit 2017, e të cilat sipas tyre nuk janë adresuar si duhet nga institucionet dhe aktorët relevantë.

“Megjithatë, ambasadat i rikujtojnë gjetjet e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EOM) të vitit 2017, që shprehën shqetësime serioze për frikësime në shumë zona të serbëve në Kosovë, sidomos kundër partive politike që garuan kundër Listës Srpska. Tutje në deklaratë thuhet se, këto defekte, si dhe kërkesat për të përditësuar listat e votuesve dhe për të qartësuar procedurat, mbeten të pa adresuara dhe kanë si rezultat konkurrencën dhe pjesëmarrjen e kufizuar politike, prandaj ngrisin pyetje lidhur me procesin e përgjithshëm demokratik në ato zona”, thuhet në njoftim.

Shtetet e QUINT-it, bëjnë apel te të gjithë akterët relevantë, përfshirë institucionet dhe partitë politike përgjatë gjithë spektrit, që të adresojnë urgjentisht këto defekte duke zbatuar rekomandimet e EOM-it.

“Inkurajojmë qytetarët dhe shoqërinë civile që t’i mbajnë partitë përgjegjëse për përkushtimin që partitë kanë shprehur përmes deklaratës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës në prill të vitit 2019 për forcimin e procesit zgjedhor. Ata që janë zgjedhur tani duhet të angazhohen për të përfaqësuar interesat e gjitha bashkësive në komunat e tyre”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shteteve të QUINT-ti.

Komento: