Për tri vjet janë parashkruar mbi 170 mijë lëndë.
Kundërvajtjet përbëjnë një nga shkeljet më të shpeshta që ndodhin në përditshmërinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Kështu vlerëson raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi, me përkrahje të Departamentit Amerikan të Shtetit Amerikan “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, ka publikuar raportin: “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”, raporton Ekonomia Online.
IKD-ja ka gjetur se për 3 vjetët e fundit janë parashkruar mbi 170 mijë lëndë në të gjitha gjykatat e vendit.
Përderisa buxheti i shtetit del se është dëmtuar me mbi 2 milionë euro.