Shteti i ndan 124 mijë euro për shtatoren e Demaçit, projekti kritikohet

20:50 | 19 June 2019

124 mijë euro për ndërtimin e shtatores së Adem Demaçit, KMDLNJ kërkon mauzole për veprimtarin, raporton T7/Në këtë vend do ndërtohet shtatorja e veprimtarit për çështje kombëtare, Adem Demaçi.

Figura e Demaçit e bërë prej bronzit do të jetë e gjatë rreth katër metra.

Qeveria e Kosovës për të ka ndarë 120 mijë euro.

Ajo pritet të përcillet me lapidar me thënie të burrështetasve kosovarë që kanë lënë gjurmë në histori.

VETËM 120 MIJË EURO PËR TË NDERUAR FIGURËN E DEMAÇIT
Megjithatë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kritika karshi këtij projekti.

Behxhet Shala po kërkon të ndërtohet një muze i vogël për ta nderuar Demaçin.

Ky Këshill po ashtu ka kërkuar që të zhvendoset edhe kufoma e Demaçit.

Qeveria e Kosovës vitin e kaluar pati marrë vendim për ndërtimin e shtatores së Demaçit, derisa aktualisht është hapur tenderi për të gjithë skulptorët që duan të projektojnë figurën e veprimtarit.

Po ashtu Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Parku i Qytetit të emërohet “Adem Demaçi”, emrin e veprimtarit do e mbajë edhe autostrada Prishtinë-Pejë.

Komento: