Para tre ditëve një grua e konunitetit rom u sulmua nga një i ri në mes të qytetit të Ferizajt.
Dhunën ndaj saj e dënuan krerët më të lartë shtetëror.
Madje shteti i ofroi asaj edhe mbrojtje.
Por gjatë ditës së sotme, gruan rome e vizitoi.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica. Ajo gjendet në Qendrën për Rehabilitimin e Grave të Prekura nga Dhuna, konkretisht gruan rome e cila ka qenë cak i dhunës fizike në ditët e fundit.
“Si ministër e ndjeva për obligim që të vi dhe ta vizitojë një qytetare që trajtohet si viktimë e dhunës. Gjendja aktuale e saj është në nivel të mirë. Është transferuar nga Qendra për Punë Sociale e Ferizajt, në Podujevë dhe në në mungesë të qendrës në Podujevë është transferuar në Prishtinë”, ka thënë Reçica.
Reçica në Info Magazine ka pohuar se tashmë kjo qytetare ka një kujdestar që është përgjegjës për të.
Por sipas ministrit Reçca, gruaja nga komuniteti rom nuk ka vullnetin që të gëzojë mbrojtjen sociale.
“Ajo nuk është e kënaqur që të rehabilitohet në një qendër të tillë. Punëtori social duhet të marrë vendimet dhe të rekomandohet që të vizitohet nga një ekip mjekësore. Nuk është e mitur, është në moshë të rritur dhe nuk ka vullnet që të pranojë mbrojtje sociale”.
Kjo grua u sulmua dy herë fizikisht, një herë në qytetin e Lipjanit dhe një herë në atë të Ferizajt.