Shteti i paralajmëron tërheqjen e forcave ushtarake nga Kosova, kjo është arsyeja

10:28 | 19 June 2019

Ushtarët austriak të KFOR-it mund të largohen nga Kosova.

Ministri i ri i mbrojtjes i Austrisë, Thomas Starlinger është duke konsideruar mundësinë e tërheqjes së trupave ushtarake nga misionet ndërkombëtare të paqes për shkak të gjendjes së vështirë të buxhetit shtetëror, shkruan Alo, transmeton lajmi.

“Në rrethanat e tanishme, nuk do të jemi në gjendje të realizojmë nevojat, pjesëmarrjen në misione paqëruajtëse”, deklaroi Starlinger.

Në Kosovë, ushtria e Austrisë si përbërje e forcave të KFOR-it është pjesëmarrëse me mbi 400 ushtarë.

Starlinger ka thënë se tërheqja e ushtarëve austriakë do të bëhet në proces të ngadalshëm dhe jo përnjëherë. Ai ka thënë se vendimin final do ta marrë qeveria e ardhshme.

Komento: