Shteti ia paguan rrymën gabimisht, ky është rrëfimi i mërgimtarit

22:39 | 28 August 2019

Një surprizë e këndeshme e priti mërgimtarin Musa Nezirin.

Një mërgimtari që nga Austria erdhi për pushime në Kosovë, me të arritur në vendlindje i ndodhi një e papritur.

Kjo e habiti tej mase mërgimtarin nga qyteti i Gjilanit, Musa Nezirin.

“Unë njëherë u habita, thash si është e mundshme kjo. Unë nuk kam të bëjë punë me socialin. U befasova dhe një here më erdh si nënçmim, dhe thash e kanë bërë ndonjë gabim te ndonjë të varfëri”, ka deklaruar Neziri për Klan Kosova.

Në rast se mërgimtari nuk do të paraqite rastin, rryma do t’i paguhej nga Ministria.

Komento: