Shteti jo armiq bizneset, thotë Abdixhiku nga Gjakova – “Janë motorri i ekonomisë, e patriotë modern i vendit”

18:08 | 16 January 2025
shteti-jo-armiq-bizneset,-thote-abdixhiku-nga-gjakova-–-“jane-motorri-i-ekonomise,-e-patriote-modern-i-vendit”

Jo shteti armiq bizneset, ka thënë kandidati për kryeministër i Lidhjes Demoratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një vizite në një kompani në Gjakovë.

Abdixhiku për kompaninë në fjalë tregoi se prodhojnë në Kosovë e eksportojnë jashtë, e kësisoji ulin deficitin tregtar të vendit krahas edhe asaj që punësojnë mbi 200 punëtorë.

“Këta janë patriotët modern të vendit”, shlroi Abdixhiku,

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë ta vizitoj kompaninë Rronifer në Gjakovë. Pashë nga afër teknologjinë e avancuar dhe ekipin profesionist të kësaj kompanie – edhe një shembull i qartë i shpirtit sipërmarrës dhe inovativ të popullit tonë!

Prodhon në Kosovë.

Eksporton jashtë

Ulë deficitin tregtar!

Punëson 200 punëtorë!

Këta janë patriotët modern të vendit! Prandaj shteti nuk i ka armiq bizneset!

Sektori privat është motorri i ekonomisë sonë – prandaj bizneset si Rronifer do të jenë partnerët tanë në ndërtimin e një Kosove më të fortë. Me qeverinë tonë, ky partneritet do të jetë baza e zhvillimit ekonomik, dhe bashkë me ta do t’i krijojmë kushtet që bizneset të rriten, të investojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e çdo qytetari.

Bashkë, do ta sjellim ndryshimin që vendi ynë e meriton!

Bashkë do të ecim në Rrugën e Re!

Bashkë do ta bëjmë Kosovën!

Komento: