Tomor Morina vazhdon të mbahet nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
Ministrja e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska lidhur me rastin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morinës nga Gjakova që po mbahet në paraburgim në Maqedoni theksoi se për momentin deri tek ministria e tyre ende nuk ma arritur kërkesa nga Serbia për ekstradimin e tij.
Sipas saj, nëse kërkesa mbërrin atëherë Ministria është e obliguar që atë ta dorëzoj në Gjykatë, nga ku edhe pritet vendimi për Morinën.
“Procedura shkon deri tek gjykatat përgjegjëse. Sipas Ligjit tonë kërkesa për ekstradim duhet të arrij deri tek Ministria e Drejtësisë më pas kërkesa dërgohet deri tek gjykatat që vendosin. Procedura e deri tanishme ishte që me kërkesë të Interpolit, MPB ndalon personin që ka dashur të kaloj kufirin më pas Gjykata vendos. Ne si Ministri deri më tani kemi pasur përgjegjësi që të informojnë ambasadat përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai është shtetas i Britanisë dhe i Kosovës, komfor këtyre procedurave kemi dërguar lajmërim deri tek ambasadat përkatëse në shtetin tonë. Deri dje nuk kemi marrë kërkesë për ekstradim. Nëse tashmë ka arritur kërkesa, ne e dërgojmë deri tel Gjykata e cila do të vepron më tutje”, tha Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.
Ndryshe, dje u paralajmërua se ish ushtari i UÇK-së Tomor Morina sot do të lirohet nga paraburgimi. Një gjë të tillë për Alsat e tha avokati i tij Naser Raufi. Lidhur me shqyrtimin e kërkesës për ekstradimin e tij në Serbi, juristi Sejfulla Osmani dje tha se vetëm gjykata e Hagës është kompetente për ekzekutimin e procedurave për krime lufte në Kosovë dhe përjashton mundësinë që Morina të ekstradohet në Serbi.