Një vendim skandaloz është ndërmarr nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.
Skandali i Agjencisë Qendrore të Prokurimit për blerjen e prodhimeve serbe, pavarësisht se qeveria e Kosovës para dy muajsh vendosi taksën prej 100% për prodhimet nga ky vend, përfshin blerjen edhe të pijeve energjike për inistucionet.
Tek specifikacionet e njoftimit të kontratës, AQP ka kërkuar 2 mijë e 100 pije RedBull për nevojat e institucioneve në emër të të cilave kryen blerjet.
Në tenderin 23.5 milionë euro, ndër të tjera ka kërkuar edhe artikujt: “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, apo pashtetën e pulës “Argeta”.
Pas këtij skandali ka reaguar edhe kryeminsirt Ramush Haradinaj dhe Ministri I tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala.
Të dy kanë praalajmëruar masa ndaj personave që kanë përgjegjësi për hapjen e tenderit që është në kundërshtim me vendimin e qevenerisë për taksën 100% ndaj produkteve serbe që është marre në muajin nëntor