Shtime: Një burrë shqeu dy fletëvotime, detaje nga policia

10:56 | 29 Dhjetor 2025
Shtime: Një burrë shqeu dy fletëvotime, detaje nga policia

Dje në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kjo ditë në përgjithësi u karakterizua e qetë, me disa incidente të vogla në qendrat e votimit.

Një rast i tillë, ndodhi në Shtime, ku raportohet se atje një burrë kishte shqyer fletëvotimin e tij dhe të një gruaje. Në raportin 24 orësh të policisë, nuk bëhet e ditur arsyeja, por se i dyshuari është intervistuar nga policia.  Në konsultim me prokurorin lënda procedohet në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet si “Asgjësim i dokumentit të votimit”.

Komento: