Një person është arrestuar të shtunën në Matiqevë të Suharekës, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri afër shtëpisë së prindit të tij për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore.
Policia ka njoftuar të dielën se i dyshuari veprimin e ka incizuar dhe e ka postuar në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit të PK-së, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar pistoletën e tipit “Moris by Aiak”, e cila dyshohet se është përdorur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Përveç armës, po ashtu janë konfiskuar edhe katër fishekë të kalibrit 7.65 mm.