Shtiu me armë drejt një burri tjetër, arrestohet një burrë në Prishtinë

09:32 | 22 Prill 2023

Arrestohet një burrë në Prishtinë, shtiu me armë drejt një burri tjetër.

Një person është arrestuar dje pasi ka shtënë me armë nga vetura drejt një personi tjetër.

Policia bëri të ditur se janë sekuestruar 10 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Komento: