Një person është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë dhe 21 gëzhoja.
Ai është dërguar në mbajtje.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE&SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Fsh. Vraniq, Suharekë 08.01.2025, 10:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë si dhe 21 gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”