Shtiu me armë në një aheng familjar, arrestohet ferizajasi

10:11 | 16 Korrik 2024
shtiu-me-arme-ne-nje-aheng-familjar,-arrestohet-ferizajasi

Është arrestuar dje një burrë në Ferizaj, nën dyshimin se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar na mbajtje.

“Ferizaj / 15.07.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas dhe 3 fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Komento: