“Shtjerret” Milan, ja sa para do ta paguajë Piatek

18:50 | 19 Janar 2019

Kryzstof Piatek, është vetëm një hap larg largimit të AC Milan nga Genoa, pasi të dy klubet kanë arritur një marrëveshje të përgjithshme e cila duhet të finalizohet të martën përcjell ORAinfo.

Sulmuesi polak u transferua në Genoa vetëm këtë verë nga Cracovia dhe aktualisht fiton 500 mijë euro në Stadio Luigi Ferraris.

Pas kalimit të tij tek Rossoneri, 23-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë me vlerë rreth 2 milionë euro për sezonin, katërfishin e shumës që fiton tani, një ngritje të konsiderueshme./ORAinfo/

Komento: