Shtohen gjobat në komunikacion, afro 1 mijë tiketa për 24 orë

11:08 | 15 Maj 2020

Me lehtësimin e masave është rritur edhe numri i tiketave të shqiptuara nga policia në trafik.

Ditëve të fundit janë shtuar tiketat e shqiptuara për kundërvajtje në komunikacion.

Vetëm dje Policia e Kosovës ka shqiptuar 956 tiketa trafiku.

Për shkak të lëvizjes së kufizuar se qytetarëve ky numër ishte zvogëluar në fillim të pandemisë.

Komento: