Liverpoolit i duhet një natë magjike për të përmbysur gjithçka.
Problemet fizike i kanë kapluar futbollistët e Jurgen Klopp.
Pas Roberto Firminos dhe Mohamed Salah, që edhe zyrtarisht janë jashtë për ndeshjen me Barcelonën, në dyshim janë edhe Virgil van Dijk e Alex Oxlade-Chamberlain.
Të dy futbollistët në fjalë kanë munguar në stërvitjen e së hënës.
“Mirror.co.uk” shkruan se burime brenda klubit kanë thënë se nuk ka arsye specifike përse Van Dijk dhe Oxlade-Chamberlain nuk u stërvitën me grupin.
Ata të dy u stërviten të veçuar, larg kamerave, brenda në palestër.
Kështu, që të dy, sipas “Mirror”, mund të jenë të gatshëm për ndeshjen e së martën mbrëma në “Anfield” kundër Barcelonës.
Liverpoolit i duhet një natë magjike për të përmbysur gjithçka, pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”.