Spekulimet mbi shëndetin e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, u rritën të mërkurën pasi djali i presidentit të Iranit përmendi se kishte dëgjuar lajme se ai “është plagosur”.
Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, është djali i Udhëheqësit Suprem të ndjerë, Ajatollah Ali Khamenei.
Mojtaba Khamenei ka qenë prej kohësh një figurë sekrete brenda Iranit. Babai dhe gruaja e tij u vranë në një sulm ajror izraelit më 28 shkurt që nisi luftën, shkruan Associated Press.
Khamnei nuk është parë që atëherë, dhe as nuk ka dhënë ndonjë deklaratë që kur u bë udhëheqës suprem të hënën.
Në një postim brenda natës në aplikacionin Telegram, Yousef Pezeshkian, djali i Presidentit Masoud Pezeshkian, shkroi: “Dëgjova lajme se z. Mojtaba është plagosur. Pyeta miqtë që ishin në kontakt. Ata thanë, faleminderit Zotit, ai është i shëndetshëm dhe nuk ka problem”.