Shtohen sulmet ndaj stafit shëndetësor në Kosovë

00:00 | 28 Mars 2022

Punëtorët shëndetësorë po vazhdojnë të sulmohen në vendin e punës.

Vetëm gjatë një jave u raportuan dy raste të sulmeve fizike ndaj personelit shëndetësor, organet e drejtësisë i neglizhojnë rastet e tilla.

Janë në krye të detyrës gjithë kohën. Madje edhe në periudhat më të vështira, vazhdojnë të jenë në vijën e parë të frontit.

Mirëpo përveç problemeve që profesioni i mantel bardhëve ka, këta të fundit po përballen edhe me diçka tjetër.

Vetëm në javën e fundit pacientët sulmuan fizikisht mjekët. Me shume shqetësim këtë po e sheh edhe kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu. Sejdiu pohon që neglizhenca e organeve të drejtësisë po bëjnë që raste të tilla të shpeshtohen.

E se cilat janë dënimet që mund të vijnë nga sulmet fizike kundrejt personelit shëndetësorë, ben me dije avokati Anton Nrecaj.

E avokati po ashtu nënvizon seriozitetin me te madh ne trajtim te këtyre rasteve qe duhet ta kenë organet e drejtësisë.

Ndërkohë të hënën në komunën e Skenderajt, personeli i QKMF-së kanë protestuar për shkak të këtyre kanosjeve.

Komento: