Shtohen telashet për Barcelonën, lëndohet edhe ky lojtar

17:20 | 15 Shkurt 2020

Po vazhdojnë telashet për Barcelonën.

Jordi Alba është lojtari që i shtohet listës me emrat e lënduar, te skuadra e Barcelonës.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Jordi Alba, ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Getafe.

Në më pak se 20 minuta lojë, mbrojtësi spanjoll u detyrua të linte fushën e blertë, si pasojë e një problemi muskulor.

Lojtari u largua me lotët në sy, duke i lënë vendin e tij Junior Firpos.

Nga skuadra e Barcelonës nuk kanë dalur akoma ekzaminimet e para, dhe nuk dihet për sa gjatë do të mungojë Alba.

Kujtojmë se nga lëndimi vuajnë edhe emra si Ousmane Dembele e Luis Suarez.

Komento: