Shtohet koha e pritjes për të dalë nga Merdarja dhe Dheu i Bardhë

10:25 | 02 Shtator 2023
shtohet-koha-e-pritjes-per-te-dale-nga-merdarja-dhe-dheu-i-bardhe

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar te pikëkalimi kufitar në Merdarë është shtuar koha e pritjes.

Deri në 1 orë e 40 minuta po u duhet qytetarëve që të presin për të kaluar përmes kësaj pike, derisa tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë.

Gjatësia e kolonës është nga 300 deri në 500 metra.

Për hyrje pritjet janë normale. Ato sillen nga 3 deri në 5 minuta nëpër të gjitha pikat kufitare.

Komento: