Shtohet numri i fluturimeve nga Gjermania dhe Zvicra në drejtim të Kosovës

23:07 | 11 Maj 2021

Është shtuar numri i fluturimeve në drejtim të Kosovës nga shtete si Zvicra dhe Gjermania.

Kjo është konfirmuar për KlanKosova.tv nga Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.

“Që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit maj, ndërsa nëse i referohemi fluturimeve deri më datën 13 janë shtuar rreth 16 fluturime”, është shprehur Gara.

“Dy fluturime janë shtesë nga Gjermania deri më datën 13”.

Komento: